Grupi neo-nazist në Britaninë e Madhe, pritet të etiketohet si një organizatë terroriste dhe të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar.
Urdhri për të ndaluar aksionin e grupit fashiste “National Action”, pritet të vendoset nga parlamenti britanik këtë të mërkurë.
Kjo do të jetë hera e parë që anëtarësimi i një grupi të ekstremit të djathtë, të bëhet i jashtëligjshëm në Britani.
E vetë-vetëquajtur si “lëvizja nacionaliste rinore”, ky grup ka lavdëruar Thomas Mair-in, supremacisti i bardhë që vrau deputetin e parties Liberale Jon Cox, ngjarje që gjykata e përshkroi si një vepër terroriste, dhe rikthen gjuhën anti-semite të ngritur nga partia naziste e Adolf Hitlerit.