Modelja me ngjyrë, Deddeh Howard, ka gjetur një mënyrë të fuqishme të theksuar mungesën e diversitetit në industrinë e modelingut.
Ajo ka rikrijuar disa nga fotot e modeleve më të famshme, duke e vënë veten në vendin e tyre.
Ky projekt quhet “Black Mirror” ose “Pasqyra e zezë”.
“Unë shpresoj që nëpërmjet këtij projekti, t’i tregoj botës se është koha që edhe ne të vihemi re.” , është shprehur modelja me origjinë nga Liberia.
Sipas saj, ky projekt do të ndihmojë të gjitha modelet me ngjyrë të besojnë në potencialin e tyre.
“Nëse Kendall Jenner ia del, edhe unë mund t’ja dal ashtu si edhe çdo racë tjetër. Ja prova”, shkruan Howard në instagram.
Sipas saj, shumë pak modele si Tyra Banks, Naomi Campbell dhe ndoshta Iman janë përdorur si imazh për markat e mëdha, por edhe ato përbëjnë përjashtim nga rregulli.