Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni ka deklaruar se rreth mesnatës do të shpallë rezultatet e para për votimin e sotëm.
Megjithatë, sipas të dhënave live në faqen zyrtare të KSHZ-së, partia LSDM duket se po arrin rezultate të mira në zonat shqiptare. Madje, ajo ka arritur të fitojë në zonën e Haraçinës.
Sipas të dhënave zyrtare, LSDM ka marrë 2040 vota në këtë zonë kundrejt 1 433 votave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Të paktën, kështu ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alexander Cicakovski.
Megjithatë, Cicakovski nuk ka njoftuar ende për numrin e votuesve që nga ora 19.00.
Ai iu drejtua qytetarëve që të ndjekin rezultatet në faqen e internetit të KSHZ-së, ku do të publikohen radhazi rezultatet nga qendrat e votimit.