19:26 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoni. Lideri i BDI-së: Nuk jam i lumtur për fitoren, shqiptarët kanë humbur mandate

23:36 | 11/12/2016
në Rajoni, Te Fundit
0
Zgjedhjet në Maqedoni. Lideri i BDI-së: Nuk jam i lumtur për fitoren, shqiptarët kanë humbur mandate

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po kryeson në vendvotimet në gjithë territorin e Maqedonisë, sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ.

Deri tani BDI-ja kryeson tek partitë shqiptare me 38.985 vota, nga 566.779 vota të numëruara.

Sipas rezultateve paraprake jozyrtare, rezulton se BDI-ja fiton 8 deputetë,  BESA fiton 5 deputetë, PDSH-ja 2 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë.

Por Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nuk është i lumtur për fitoren. Në një konferencë për mediat, të parën pas zgjedhjeve, Ahmeti është shprehur se BDI ka fituar 11 mandate dhe ka dalë partia e parë ndër shqiptarë, por kjo nuk e ka kënaqur sepse shqiptarët si tërësi kanë humbur shumë mandate në Parlamentin e Maqedonisë.

Deklarata e Ahmetit:

“Të gjithë duhet t’i gëzohemi faktit që këto zgjedhje janë zhvilluar pa eksese dhe probleme të theksuara dhe kjo do të thotë që vendi ynë shënon një progres dhe tregon pjekuri për të organizuar zgjedhjet të lira.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vet dhe tek shqiptarët dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos copëtohen të mos partizohen nëpër parti të vogla, sepse do të jenë humbës. Gjithmonë i kemi thirrur të gjitha partitë e vogla të bëhen bashkë, që të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate. BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në radhë të parë dhe prandaj nuk më gëzon fitorja e BDI.

Ne do të mbesim të vendosur të mbrojmë doktrinën tonë që kemi paraqitur para shqiptarëve. Do punojmë që ky vend të shkojë drejt stabilitetit të plotë. BDI nuk ndryshon kursin e vet, por do të punojmë fort, që kursi ynë të jetësohet e materializohet.

Ne e kemi vendin në NATO dhe BE. Ne do të jemi gardianë të fort të mbrojtjes së marrëveshjes së Ohrit. Do punojmë për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe që ky vend të ketë perspektivë ekonomike”.

Etiketa: fitore e BDI-sezgjedhjet ne maqedoni
Pas

Lulzim Basha përkujton “Lëvizjen e dhjetorit”, risjell fotot e vjetra

Para

Trump mohon akuzat e CIA-s: Qesharake!

Para
Trump mohon akuzat e CIA-s: Qesharake!

Trump mohon akuzat e CIA-s: Qesharake!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër

Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga Partia Demokratike

31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin

Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader

Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.