Agjencia e cila vlerëson rrezikun në botë “Verisk Maplecroft” ka publikuar këtë muaj listën me 13 vendet që cilësohen si shtetet më të rrezikshme në botë.
“Verisk Maplecroft” vlerëson vendet sipas profileve të ndryshme të rrezikut, duke nisur nga më i ulti tek ekstremi. Vlerësimi i saj bazohet në shkallën e trafikut të drogës, vrasjeve, grabitjeve, etj.
Vendet më të rrezikshme rezultojnë ato në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine, ku ekonomitë përgjithësisht janë më pak të zhvilluara dhe sistemet politike më pak të qëndrueshme. Ky mjedis krijon mundësinë e përhapjes së dhunës. E fundit në listë renditet Nigeria, ndërsa Afganistani qëndron në vend të parë.
Lista
1.Afganistan
2.Guatemala
3.Mexico
4.Irak
5.Siria
6.Honduras
7.Venezuelë
8.El Salvador
9.Somalia
10.Pakistani
11.Libia
12.Kolumbia
13.Nigeria