Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas nis ditën e sotme dhe pritet të zgjasë deri më 16 dhjetor. Ky vendim është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, votuan mbi 21 mijë qytetarë nga 52,569 në total, të cilët kishin të drejtë vote.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që balotazhi në Drenas të mbahen më 18 dhjetor. Balotazhi në Drenas do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe atij të Nisma-s për Kosovën, Isa Xhemajlaj.