Ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi ka reaguar sot për ligjin e miratuar disa ditë më parë nga parlamenti Italian për Call Center-at. Ministrja shprehu se po punohet për zgjidhjen e situatës. Dhe se ligji parashikon të rregullojë të gjitha ato biznese që punojnë në rrugë informale.
Ndërkohë që ky ligj është kthyer në makthin e 25-mijë të rinjve në Shqipëri, të cilët i tremben një mbylljeje të mundshme të këtyre aktiviteteve në vendin tonë.
Duhet thënë se ky reagim vjen shumë i vonuar pasi biznesi italian që operon në Shqipëri prej ditësh e ka shprehur shqetësimin.