Çështja e përgjimit me pajisjen “IMSI Chatcer” ka shkaktuar debate mes kreut të komisionit Flamur Noka dhe “dëshmitarit” ministrit të Brebdshëm, Saimir Tahiri. Në debat janë përfshirë edhe anëtarët e komisionit.
Shkak është bërë refuzimi i ministrit për t’iu përgjigjur pyetjeve të kreut të komisionit. Ai i ka kërkuar Nokës dhe anëtarëve opozitarë të komisionit që t’i drejtohen Prokurorisë lidhur me informacionet që iu duhen.
Debati kur Saimir Tahiri pyetej në komision
Saimir Tahiri: Me gjithë respektin për këtë komision, përgjigja ime për këtë komision dhe për çdo që vjen pas është referojuni hetimeve që po bën prokuroria
Flamur Noka: Keni thene që në Shqiperi është futur kjo paisje për të përgjuar telefonat. Keni thënë se ishit në dieni për futjen e këtin aparati në terriotorin e republikës sonë për futjen e këtin aparati. E pranoni?
Saimir Tahiri: Për këtë mundi t’i referoheni Sokol Ballës. Kjo ishte përgjigja ime , nëse keni diçka me kallëzim në prokurori.
Flamur Noka: Duhet të përgjigjeni këtu
Saimir Tahiri: Unë u përgjigja.
Flamur Noka: Keni thëne që “IMSI Chatcer”, është përdorur vetëm nga specialistët italinë dhe nuk është përdorur nga policia shqiptare, kështu është?
Saimir Tahiri: Refejonuni daljes sime publike.
Flamur Noka: Me urdhër të drejtorit keni lejuar të futet në ambientet e burgut makina me drejtues Edjon Xhelinin, për të monitoriar cilësinë e ajrit në burg?
Saimir Tahiri: Mund t’ju referoheni hetimeve.
Pjerin Ndreu: Pyetjet nuk kanë lidhje me ministrin. Në asnjë lloj detyre nuk bëhet kjo. Më duket absurde. Jo Noka keni harruar detyrën që keni mbajtur. Pyeteni për ato probleme që ai mbulon.
Keltis Kruja: Ky komision ka për detyrë të ketë dijeni për ato që ministri di. Nuk ka lidhje me hetimin që kryen Prokuroria. Në cilësinë e dëshmitarit, ju jeni duke penguar zbardhjen e atyre fakteve që nuk kanë të bëjnë me hetimin penal. Ju lutem për shkak të detyrimit që keni ndaj parlamentit, komisionit dhe qytetarëve, jepni informacione. Përndryshe, ne kemi të drejtën të themi që po pengoni zbardhjen e vendimit parlamentar.
Flamur Noka: Dëshmitari po pengon hetimin për zbardhjen e së vërtetës. T’i përmbahemi arsyes që është thirrur dëshmitari. Opinioni public nuk është i interesuar për debatin por për dijeninë që ka ministri për këtë skandal. Zoti ministër keni dijeni për persona shqiptarë që kanë shoqëruar pajisjen nga dogana deri në drejtorinë e policisë?
Saimir Tahiri: Me gjithë respektin iu këshilloj t’i drejtoheni Prokurorisë!
Flamur Noka: Keni dijeni ku është mbajtur?
Saimir Tahiri: Drejtojuni Prokurorisë ose mund të më kallëzoni.
Flamur Noka: Keni thënë që pajisja është përdorur për arsye trajnimi, ku është lista që janë trajnuar?
Saimir Tahiri: Me gjithë respektin iu këshilloj t’i drejtoheni Prokurorisë!
Flamur Noka: Keni dijeni ku është mbajtur?
Saimir Tahiri: Drejtojuni Prokurorisë ose mund të më kallëzoni.
Flamur Noka: Keni thënë që pajisja është përdorur për arsye trajnimi, ku është lista që janë trajnuar?
Saimir Tahiri: Drejtojuni Prokurorisë dhe kjo është përgjigja ime për këtë pyetje dhe çdo pyetje që vjen pas kësaj.
Asllan Dogjani: Jeni shprehur se Policia e Shtetit disponon një pajisje të tillë. Dua të di ku ndodhet tani kjo pajisje dhe për çfarë është përdorur kjo pajisje? Kush e ka bërë trajnimin? Çfarë numrash janë vënë në dispozicion të trajnimit e tyre? Ne po iu pyesim juve si dëshmitar. Nuk është shkelje, nuk mund të thoni kaq thjesht “Shkoni drejtojuni Prokurorisë”.
Saimir Tahiri: Drejtojuni Prokurorisë! Nuk kam shumë kohë të humbas. Kam shumë respekt për punën time.
Flamur Noka: Nuk po iu pyet kush për punë tuaj! (Tahiri largohet)
Flamur Noka: Suksese në jetë! Shpjegoni pse kreu i CIA-s nuk iu takoi. Ministri erdhi si pulë, i trembur nga frika e drejtësisë, duke u përpjekur të fshehë të vërtetën me arrogancën e pushtetit. Çdo gjë u përpoq t’ia kalonte të tjerëve dhe jo vetes. Ne do të vazhdojmë punën për të zbardhur atë të vërtetë që kërkon ligji dhe qytetarët. Siguria kombëtare është cenuar!
Debati kur Haki Çako pyetej në komision
Flamur Noka: A ka hyrë paisje përgjimi në Shqipëri?
Haki Çako: Është e drejta e dëshmitarit të përgjigjet për ato që di, mos më presiono duke më drejtuar përgjigjen që duhet të them. Unë kam referenca ligjore që duhet t’iu përgjigjem.
Flamur Noka: A ke dijeni për hyrjen e paisjes?
Haki Çako: Nuk kam ndërmend të përgjigjem, unë iu referohem detyrimeve kushtetuese.
Flamur Noka: Ke dijeni apo jo, nuk ka nevojë për të përfshirë Kushtetutën në një pyetje kaq të thjeshtë? Haki Çako: E drejta juaj nuk lidhet me detyrimin tim, për këtë ka një procedim penal në Prokurori dhe në këto kushte unë nuk mund të cënoj ligjin, nuk mund të jap informacione për Komisionin.
Keltis Kruja: Ministri Tahiri tha se nuk ka detyrë të njohë paisjet që marrin pjesë në hetime, ju a keni dijeni për paisjet që përdoren.
Haki Çako: Përgjigjen korrekte duhet ta japë Prokuroria, gjithçka që kërkoni është në listën e Prokurorisë.
Keltis Kruja: Për çdo pyetje ju silleni si boset e mafias amerikane, nuk jepni përgjigje p[o shpëtoheni me Kushtetutën dhe Prokurorinë.
Asllan Dogjani: Komisioni është ngritur duke ditur që për këtë çështje është ngritur një Komision Hetimor, prandaj dëshmitari ka detyrimin që të përgjigjet. Zoti dëshmitar për çafrë vepre jeni implikuar
Haki Çako: Është e drejta juaj të mendoni dhe e drejta ime të përgjigjem në bazë të ligjit. Ligji thotë që ndalohet edhe publikimi i pjesshëm i akteve që kanë të bëjnë me hetimin proceduarial nga ana e organeve të hetimit. Çështja është në hetim dhe nëse doni informacion kërkojani Prokurorisë apo Gjykatës.
Flamur Noka: Akuzat janë publike, cila është vepra për të cilën akuzoheni?
Pjerin Ndreu: Mos përdorni termin akuzë, pasi prokuroria nuk e ka marrë si të pandehur dëshmitarin tonë. Noka: Zoti Ndreu ne nuk do të mësojmë kolegët sesi të ndërtojën pyetjet.
Asllan Dogjani: Në një komision hetimor dëshmitari ka detyrë të tregojë për ato që di, ne e kemi të dokumentuar që ajo paisje është future në ambjentet e burgut me preteksin për të matur lagështirën. Ju lutem na thoni, a keni dijeni ju për veprimtaritë e vartësve tuaj?
Haki Çako: Për gjithçka pyesni referojuni Prokurorisë.