00:47 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

FALEMINDERIT ‘’TË DASHUR’’ TRADHËTARË TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

13:23 | 12/12/2016
në Te Gjitha
0
FALEMINDERIT ‘’TË DASHUR’’ TRADHËTARË TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

Nga Marin Mema*

Faleminderit ”të dashur” tradhëtarë.

Keni kohë që ”rregjeni” duke folur për të drejtat e shqiptareve në Fyrom kur në fakt keni punuar vetëm kundër interesave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj. Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar që në fillesë Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tonë shqiptar në Fyrom !

Nuk mundem të kërkoj fajtor askërrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vërtetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare. Nuk denjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emer të interesit të tyre , të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës ( sepse në kushtet e një rivaliteti të tillë mundesitë ishin reale) !

Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytëzuar rivalitetin mes Vmro – Lsdm për të faktorizuar votën e shqiptareve duke i detyruar të dyja këto forca që të kërkonin mbijetesë përmes një Kryeministri shqiptar .

E mendoni dot ”të dashur” tradhetarë ?

Një kryeminisëer shqiptar për Shkupin, për Manastirin, për Tetovën, Gostivarin, Kërçoven, Dibrën e madhe ,Ohrin, Strugën , Prilepin, Kumanovën e kudo… Lsdm ka fituar në zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytezuar kandidate shqiptare.

A nuk ju vjen turp , juve krerëve të partive politike shqiptare ?

Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve,e tani po falni e shisni edhe vetë qytetarët !! Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesëmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta. Nuk kërkoni një arsim më cilesor, e gjithçka u takon si një popullsi autoktone !!

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend sepse nuk kanë asnjë mundësi . Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë. Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare siç janë Shkupi, Manastiri , Ohri e kështu me rradhë… E pra në keto qytetete faktori shqiptar po shuhet !!

Ju nuk jeni shqiptar ! Ju jeni gjithçka perveçse shqiptar, edhe emer është e vështirë t’ju vesh…

Sot është një ditë e zezë që tregon edhe njëherë se ç’mund të bëjë një politikë e shitur dhe e blerë si rrobë pa vlerë, se ç’mund të bëjnë ca njerëz të veshur me pushtetin e parasë e të dhunës, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhetisë !!! Po ju jeni tradhetarë !!! E ftoj çdo shqiptar në Fyrom t’ju quajë të tillë, Tradhetarë !!!

Pse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët , kur faji është brenda tek ne , tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë…

PS : Shpëtoni vetëm në një mënyrë. Vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njerës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkëpunim pa marrë postin më të lartë e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlerë !! Kjo është zgjidhje !! Gjithçka tjetër është tradhëti !!!

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Marin Memaopinion
Pas

Aksident në Kamëz, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Para

Beqaj: Të bëhen ndryshime në Kodin Penal për gabimet mjekësore

Para
Beqaj: Të bëhen ndryshime në Kodin Penal për gabimet mjekësore

Beqaj: Të bëhen ndryshime në Kodin Penal për gabimet mjekësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.