Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë një vendim në favor të farmacive në qytet. Ato nuk do të paguajnë më taksa vendore për kryqin që vendosin në rrugë, pasi ajo nuk është një reklamë.
Ligji për farmacitë ishte keqinterpretuar deria tani sipas Urdhërit të Framacistëve, duke i penalziuar padrejtësisht farmacitë.
‘’Ka qenë një gabim nga ana e Bashkive. Ne përshëndesim zotin Veliaj sepse mori ankesën në konsideratë dhe vlerësoi drejt ligjin. Deri më tani hapësira matej me metra katrorë dhe paguhej si të ishte reklamë. Një metër katror përllogaritej me 45 mijë lekë të reja’’ janë shprehur përfaqësues të Urdhit të Farmacistëve.