23:27 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qindra të dënuar s’do kenë të drejtë vote, shkak ligji i dekriminalizimit

08:52 | 13/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0
Qindra të dënuar s’do kenë të drejtë vote, shkak ligji i dekriminalizimit

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekretoi datën e zgjedhjeve parlamentare që do të jetë 18 qershori 2017. Por jo të gjithë do të lejohen të votojnë, këtu përjashtohen qindra të dënuar.

Ligji i dekriminalizimit parashikon që një kategori e të dënuarve me vendim të formës së prerë, të mos kenë të drejtë të votojnë, shkruan “GSH”. Do të hiqen nga listat e votuesve, të gjithë të dënuarit që kanë kryer vepra penale që parashikohen në pikat “a” e “b” të nenit 2, të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ose siç njihet ndryshe ligji për dekriminalizimin.

“Kur një shtetas dënohet me vendim përfundimtar të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara nga shkronjat ‘a’ dhe ‘b’ të nenit 2 të këtij ligji, gjykata e rrethit gjyqësor që ka marrë vendimin, i dërgon një kopje të vendimit Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila merr masa për pezullimin e së drejtës së votës dhe ngrirjen e rekordit zgjedhor të shtetasit në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.”, përcakton ndër të tjera ligji i dekriminalizimit.

Ky pezullim pritet të zgjasë deri në përfundim të afatit të përcaktuan në nenin 4, pika 8, të ligjit. Me përfundimin e pezullimit, Shërbimi i Gjendjes Civile e heq pezullimin. Personat që do të evidentohen brenda muajit Dhjetor, do të njoftohen përmes një formulari ku do të shkruhet: “Ju njoftojmë se për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017, në mbështetje të germave ‘a’ dhe ‘b’, të pikës 1 të nenit 2, të ligjit nr.138/ 2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, si shtetas që jeni subjekt i këtij akti ligjor, nuk jeni të përfshirë në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të qendrës së votimi.

Etiketa: dekrimializimie drejte vote
Pas

Shumë kryqe farmacie në rrugë, mësoni vendimin më të fundit të Veliajt

Para

Postoi foto pa ferexhe, rrahje publike më kamzhik

Para
Postoi foto pa ferexhe, rrahje publike më kamzhik

Postoi foto pa ferexhe, rrahje publike më kamzhik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.