02:13 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Akuza greke për Balilin, gjashtë ngarkesat me drogë që trafikoi grupi i tij

07:41 | 14/12/2016
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja e “Eskobarit të Ballkanit”, grekët i dërgojnë auroriteteve shqiptare 10 mijë faqe

Klement Balili vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në ditët e fundit, në skenën e krimit në Shqipëri, po edhe më shumë në shtetin grek. Pas kërkesës zyrtare nga ana e autoriteteve shqiptare për ndihmë nga Policia greke se për cilat vepra akuzohej Balili dhe mbërritjes së dosjes voluminoze për çështjen në vendin tonë, gjatë ditëve dalin detaje të reja.

Për Klement Balilin është lëshuar një urdhër arresti dhe nga ana Prokurorisë shqiptare po duke qenë se ai nuk dihet se ku është, policia është vënë në kërkim të tij. Policia greke ka bërë me dije se në bashkëpunim me të tjera autoritete europiane si policia belge, gjermane dhe bullgare, ka evidentuar gjashtë raste që sipas saj trafikimi i drogës i atribuhoet grupit të Balilit.

Këto episode kanë ndodhur të gjitha gjatë viteve të fundit, 2015 dhe 2016, dhe janë përshkruar në detaje nga policitë e vendeve ku ka ndodhur edhe kapja e lëndës narkotike. Dosja e Policisë greke në ngarkim të Klement Balilit dhe anëtarëve të dyshuar të grupit të tij kriminal përmban të detajuara episodet e kapjes së gjashtë ngarkesave me lëndë narkotike.

-Në këtë dosje, sipas burimeve përshkruhet se në datën 19 prill 2015 është bërë konfliskimi i 23 kilogramëve kokainë në Angli, në rimorkion “Focus International LTD” dhe një trailer “Friends Trans LTD”.

-Më pas, në datën 29 prill 2015, sipas dosjes së Policisë greke, është bërë kapja e 531 kilogramëve kanabis në Bullgari, ku edhe në këtë rast trafikimi i lëndës narkotike po bëhej me rimorkio dhe trailer. —Ngarkesa e radhës është kapur në datën 21 mars 2016 në Belgjikë, ku është bërë sekuestrimi i 25 kilogramëve hashash në automjetin tip “Tuareg”.

-Rreth një muaj më vonë, në datën 8 prill 2016, grupi kriminal ka bërë trafikimin e ngarkesës me 100 kilogramë hashash në Gjermani, e cila është kapur në një rimorkio dhe në një trailer.

-Një ngarkesë e madhe është kapur më 8 prill 2016 në Greqi ku është bërë konfiskimi i 675 kilogramëve kanabis dhe janë vënë në pranga tre persona me emrat grekë.

-Ngarkesa e gjashtë është kapur në datën 9 maj 2016 në Belgjikë, ku është bërë konfiskimi i 100 kilogramëve hashash në një depo ku ranë në pranga edhe shtetasit Dhimitër Poti dhe Xhevahir Poti.

 

 

Etiketa: drogwgreqiklement Balili
Pas

Kujt i uron ditëlindjen Viola Spiro?

Para

E dhunoi bashkëshortja, këngëtari Sajmir Çili kërkon urdhër mbrojtjeje

Para
E dhunoi bashkëshortja, këngëtari Sajmir Çili kërkon urdhër mbrojtjeje

E dhunoi bashkëshortja, këngëtari Sajmir Çili kërkon urdhër mbrojtjeje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.