Gazetarja me orgjinë shqiptare Lidia Curanaj ka paditur për ngacmim seksual ish-drejtorin e gjigandit mediatik amerikan ‘’Fox News’’. Roger Alies ishte nën drejtimin e këtij gruoi mediatik për më shumë se 20 vite dhe tashmë gjendet përballë këtyre padive. Gazetarja shqiptaro amerikane, nuk ëhtë e vetmja ish-punonjëse e tij që bën një denoncim të tillë.
Alies përballet në gjykatë edhe me shumë padi të tjera të kësaj natyre, gjë që mendohet të ketë shkaktuar edhe rënien e tij nga posti i drejtorit. Në padi ajo ka thënë se ngacmimi ndaj saj ka ardhur në momentet që ajo aplikoi për punë në këtë kanal.
Sipas padisë, Ailes i kërkoi që të ngrihet në këmbë dhe të rrotullohet, gjatë intervistës që kishin bërë vetëm për vetëm, sepse donte “ta shihte nga mbrapa”. “Po më pëlqen ajo që shoh”, kishte thënë Ailes sipas padisë.
Curanaj ishte larguar me bindjen se e kishte siguruar vendin e punës, shkruan “The New York Times”, në një artikull kushtuar kësaj padie. Ish-kryetari i televizionit me prirje të forta konservatore ishte njohur me gazetaren shqiptaro-amerikane gjatë një darke, në shkurt 2011, ku ajo kishte shkuar së bashku me senatorin e shtetit të Nju Jorkut, Gregory R. Ball, me të cilin shoqërohej.
Pas tre muajsh e kishte ftuar për intervistë në Fox Neës. Pas intervistës, ai i kishte telefonuar senatorit Ball dhe e kishte pyetur: “Si është seksi me të? A është e dhënë?”. Senatori Ball e kishte përshkruar si “vajzë të mirë”, duke i dhënë sinjal se nuk ishte nga ato që ofrojnë seks.
Pas kësaj, Ailes i telefonoi duke i thënë se nuk ishte gati për një kanal si “Fox News”, por që duhej ta fillonte duke kontaktuar kanalet lokale të Fox-it, në një prej të cilëve punon tani. Curanaj besoj se nuk e morën në punë sepse nuk do t’i nënshtrohej seksualisht kryetarit Ailes.