16:36 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hyn në fuqi modeli i ri i adresave, si do të shkruhen

08:59 | 14/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Hyn në fuqi modeli i ri i adresave, si do të shkruhen

Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka përcaktuar modelin e ri të adresave që do të duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet publike, private, nga personat juridikë dhe fizikë, në  çdo format që kërkohet.

Në rast moszbatimi nga ana e institucioneve vendore, ligji parashikon sanksione të forta. “Monitor” bën me dije se është dyfishuar gjoba për kryetarin e Bashkisë (100,000 lekë) dhe 50,000 lekë për Zyrën e Urbanistikës.

  • Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe:

– emri i bulevardit/ rrugës/ rrugicës/ sheshit ose parkut;

– numri i ndërtesës “Nd”, numri i hyrjes “H”, numri i apartamentit “Ap”;- emri i qytetit/fshatit, emri i njësisë administrative, kodi postar;

– emri i bashkisë. Në çdo rast emri i rrugës, si dhe emrat e bashkisë dhe njësive administrative, shkruhen me germa të mëdha. Nëse ka shkurtime pas tyre vendoset “ . ”.

  • Elementet për ndërtesën, hyrjen dhe apartamentin do të shkruhen në një rresht dhe do të ndahen ndërmjet tyre me shenjën “ , ” ose “ ; ”. Në rastet kur mungon numri i hyrjes së ndërtesës dhe numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet vetëm numri i ndërtesës. Në rastet kur mungon numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet numri i ndërtesës dhe numri i hyrjes.
  • Emrat që përcaktojnë elementet fshat qytet/njësi administrative dhe kodi postar, do të shkruhen në një rresht, të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “ ; ”.
  • Emri i Bashkisë do të shkruhet në rreshtin e fundit në rastet kur kemi adresë brenda vendit dhe kur kemi adresë për jashtë vendit do të shtohet dhe emri i shtetit në të njëjtin rresht me emrin e bashkisë të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “ ; ”.
Etiketa: adresamodel
Pas

Marina Farën siç nuk e keni parë, nuk njihet (FOTO)

Para

Kishte ndezur kartonë për t’u ngrohur, humb jetën në banesën në Tiranë i moshuari

Para
Kishte ndezur kartonë për t’u ngrohur, humb jetën në banesën në Tiranë i moshuari

Kishte ndezur kartonë për t’u ngrohur, humb jetën në banesën në Tiranë i moshuari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.