Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar së fundmi lidhur me zjarrin masiv që përfshiu Pallatin Kulturor, “Dhimitër Orgocka” në Maliq. Në deklaratën e tij, ai shprehet se dëmi i zjarrit është kolosal dhe kërkon reagimin e menjëhershëm të qeverisë për riparimin e godinës.
“Godina është e vitit 1952. Maliqi identifikohej nga kjo ndërtesë. Dëmi i shkaktuar nga zjarri është kolosal, moral, historik dhe kulturor. Kërkojmë që qeveria të na ndihmojë për të rikthyer godinën.”, është shprehur kryebashkiaku, i cili ka bërë të ditur se flakët e zjarrit janë konstatuar nga roja e godinës në orën 03:30.
Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.