Mimoza Hafizi prej ditësh i ka hyrë edhe më fuqishëm politikës, pas largimit nga Partia Socialiste, drejt partisë ”Libra”. Hafizi njihet si një pedagoge e përkushtuar e astrofizikës mirëpo kësaj here me gjestin e saj ka dhënë prova se vërtet e dashuron fushën e saj të studimit e ku i është dedikuar shkencës.
Hafizi me disa studentë ka shkuar te Diga e Liqenit për të vëzhguar yjet.
”Sonte, me studentë të Tiranës, duke vrojtuar qiellin nga diga e Liqenit, me teleskopin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ervini, student i fizikës, është i lumtur t’u zbulojë të gjithëve mrekullitë e qiellit, ndonëse temperatura në Tokën tonë të vogël po zbret aq poshtë, sa për të prekur teleskopin duhen doreza të ngrohta. Ne këtë çast jemi duke vrojtuar Mjegullnajën e Orionit, mbi një mijë vite dritë larg, por që nuk shteron të na mësojë se si formohen yjet e reja.”, shkruan Hafizi.
Në të ftohtin e dhjetorit, të pestë kanë dalë në këtë foto me teleskopin e fuqishëm për të depërtuar larg, shumë larg Tiranës së prekshme.
