Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti duket se e ka lënë pas publikimin e një audio-përgjimi, gjatë të cilit shkëmbente biseda “hot” meish zv/kryeministrin shqiptar të Maqedonisë, Musa Xhaferi.
Sipas Gazetës Lajm, Mehmeti ka firmosur një kontratë një-vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak në Këshillin e Europës, Stefan Schennach.
“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, është shprehur Ermira Mehmeti.
Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo ishte pjesë e listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, ku kjo parti fitoi gati dyfish më tepër vota se tani me Artan Grubin.