Në Oqeanin e Atlantikut Verior, midis Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Oganizata Botërore e Meteorologjisë ka regjistruar dallgën më të lartë në botë deri tani.
Sipas saj, dallga aktuale kishte tejkaluar rekordin e dallgës 18.275 metra të lartë të rënë në dhjetor të vitit 2007. pasi rezulton plot 19 metra.
Zyra meteorologjike e Londrës ka vendosur në oqean pajisje që masin lartësinë e dallgëve. Këto pajisje gjithashtu parashikojnë rreziqet në det të hapur.
Edhe pse jo e regjistruar zyrtarisht, flitet se në vitin 2002 një anije dalloi një dallgë 29 metra të lartë në Atlantikun e Veriut.
Vendndodhja në hartë e zonës ku u regjistrua dallga: