Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, gjatë konferencës vjetore të Avokatit të Popullit, mbajti një qëndrim të ashpër teksa fliste për rastin e Klement Balilit dhe mosarrestimit të tij.
“Si mundet Shqipëria të jetë e besueshme kur nuk arrin të arrestojë Klemend Balilin”, tha Lu.
Por gjatë takimit ra në sy momenti kur diplomati amerikan shkroi një letër me dorë dhe më pas ia dha kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili reagoi me mimikë, por e pranoi atë.
Më pas Meta e grisi letrën duke shtuar akoma më shumë pikëpyetjet rreth asaj që mund ti ketë shkruar Donald Lu.
Për çfarë mund ti ketë shkruar Lu-Metës? Këtë përgjigje e dinë vetëm protagonistët e mësipërm.