Gafat e gjyqtarëve nuk kanë fund në kampionatin shqiptar mirëpo Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon qëndrimin në heshtje për disa raste. Ku njëri prej tyre është dhe Andi Koçi.
Tri ditë pas marrjes së stemës së gjyqtarit të FIFA-s, Koçi bëri një gafë të dukshme në arbitrimin e një ndeshjeje të Kategorisë, Pogradeci – Apolonia.
Gjyqtari durrsak i akordoi dy kartonë të verdhë një futbollisti fierak por nuk akordoi të kuqin, duke e lejuar këtë të fundit që të zëvendësohej me një lojtar tjetër.
Një gafë e pahijshme për një arbitër i cili tashmë është rritur dhe në detyrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke u caktuar si gjyqtar në Superligë në vend që ta ndëshkonte.