Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka hedhur akuza të rënda për Edi Ramën duke e quajtur atë si një mashtrues ordinerë që përfiton në kurriz të shqiptarëve. Shpërblimet e fundvitit që njoftoi kryeministri Paloka i ka quajtur thërrime që iu hidhen shtresave në nevojë.
‘’Nuk fyhemi ne nga loloja i Rilindjes jo. Sot e dija që do dilte të fliste për shpërblimet, për gjelin e vitit të ri, për rritjen e rrogave, do të mburrej përpara shqiptarëve. Dhe për këtë gënjeu pasi është mashtrues ordiner. Sipas këtij shqiptarët duhet ti jenë mirënjohës pse iu jep rrogat, por në të vërtetë ky nuk iu pagoi as ato që i ka detyrim ligjor për tiua dhënë. Një grabitës i doli dikujt në rrugë dhe ia vodhi të gjitha që kishte madje dhe të mbathurat. Ai iu lut që ti linin të mbathurat dhe grabitësi pasi u mendua ia la të mbathurat. Edhe mashtruesi pasi i ka zhveshur shqiptarët deri në të mbathura, duke i grabitur çdo ditë me gjoba, pasi iu ka marrë nga xhepi çdo gjë, sot vjen t’iu japë thërrimet që i ka mbetur’’, është shprehur Paloka.
Ai u shpreh se lekët e taksave që shqiptarët paguajnë nuk janë parë asgjëkundi, as në shkolla, as në rrugë askund. Paloka u shpreh dhe për çështjen ”Balili” duke e lidhur Ramën me krimin.