14:03 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria e ”Letrave”, ministrat kanë nga mësojnë kur u shkruajnë mësuesve e policëve

16:35 | 15/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Qeveria e ”Letrave”, ministrat kanë nga mësojnë kur u shkruajnë mësuesve e policëve

Nëse ka diçka për të cilën kjo qeveri meriton notën 10 është mënyra se si ajo i pasqyron punët e saj në media dhe në publik. Pra, Marrëdhënia me Publikun e qeverisë Rama është sektori ku ekzekutivi mund të krenohet pa fund.

“Shuplaka” ka marrë si shembuj tre letra, që mbajnë firmën e ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, asaj të Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe atë të kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha disa muaj më parë.

 

Sa i përket letrës së ministrit Saimir Tahiri, drejtuar punonjësve të Policisë, vihen re notat e pasionit me të cilat ai i drejtohet personalisht rreth 11 mijë uniformave blu të vendit.

“Po të shkruaj për t’ju falënderuar ty dhe familjen tënde për punën dhe sakrificën e përditshme, me të cilën jeni të detyruar të përballeni”, shkruan Tahiri në letër, ndërsa nuk harron të bëjë edhe politikë brenda saj, duke përmendur edhe rritjen e pagave pas 1 marsit 2017.

“Për atë që kemi bërë dhe duhet të bëjmë më tutje, Kryeministri ka mbështetur kërkesën tonë për një tjetër rritje të pagave, duke bërë të mundur që nga 1 marsi 2017, pagat e punonjësve të Policisë të kapin një nivel të kënaqshëm edhe në shkallë rajoni”, shprehet Tahiri në letër.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, si një ish-mësuese, nuk harron gjuhën letrare në letrën e saj. 

Ajo përdor metafora, krahasime dhe hiperbola në fjalët e saj, ndërsa nuk harron të jetë edhe altruiste duke i dhënë meritat mësuesve dhe jo vetes. 

Por, edhe pse mësuese në profesion dhe ministre e Arsimit, ajo e nis letrën me një gabim. I drejtohet mëseueses ose mësuesit me e dashur” ose “i dashur”, në vend që të përdorë “zonjë” apo “zotëri”.

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, teksa diskutohej Reforma në Drejtësi dhe votimi i saj konensual në Kuvend, ai i dërgoi një letër kreut të PD-së Lulzim Basha, ku e ftonte në një takim në mënyrë që të gjehej gjuha e përbashkët.

I mprehtë në laps dhe largpamës në mesazh, Rama i shkruante Bashës se, bllokimi i Reformës në Drejtësi nuk dëmtonte vetëm PD-në, por edhe vendin, ndërsa në fund “toleronte” duke shkruar se, ai dhe mazhoranca ishin të gatshme të pranon ofertat dhe këshillat e opozitës.

“Jam gati të mbështes pa asnjë vërejtje, çdo propozim që Ju do të bëni, për ta kaluar me sukses këtë reformë jetike e për ta shpëtuar vendin nga njollosja e pashmangshme dhe rreziku real i regresit demokratik në rast dështimi. Natyrisht, çdo propozim duhet të jetë i pranueshëm për aleatët tanë strategjike, SHBA/BE. E ndërkohë që propozimin Tuaj të fundit ata e kanë rrëzuar edhe publikisht, mbetem me padurim në pritje të një reagimi konstruktiv nga ana Juaj. Koha nuk pret, sfida është historike”, mbyllej letra e Ramës për Bashën.

Kreu i qeverisë e di shumë mirë se ku duhet të përdorë figurat letrare, ku të jetë i drejtëpërdrejtë dhe ku të përdorë batutat që e karakterizojnë. Kjo është provë që tregon se ku bazohen ministrat e qeverisë kur duan t’iu shkruajnë vartësve të tyre. /SHUPLAKA

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”91″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: letratNikollaqweveriaramashuplakatahiri
Pas

Shoku i përdhunonte vajzën, babai tregon momentin shokues kur zbuloi gjithçka(VIDEO)

Para

Tepelenë, aty ku PD dhe PS bëhen bashkë, ja fotoja që e vërteton

Para
Tepelenë, aty ku PD dhe PS bëhen bashkë, ja fotoja që e vërteton

Tepelenë, aty ku PD dhe PS bëhen bashkë, ja fotoja që e vërteton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.