Prej një viti 39 vjeçari Lulzim Bardhi, abuzonte seksualisht me një vajzë 14 vjeçare.
E mitura ishte rritur në ambjentet e Konviktit të Shkollës së Mesme Hoteleri –Turizmit, në kryeqytet, vend në të cilin banonte edhe abuzuesi Bardhi- raporton Tv Klan.
Ky abuzim seksual u konstaua mbrëmjen e të mërkurës nga babai i vajzës së mitur.
Arrestimi i abuzuesit Lulzim Bardhi u bë nga komisariati numër dy i policisë.
Babai i vajzës ka treguar se abuzuesin e ka patur shokë.
“Një pasdite nuk kishim drita, unë po rrija me gocën e vogël, goca e madhe te divani, dhe vjen shoku im, u ul te divani me gocën time, i solli patatina e molto, gjëra për kalamajët, kur e shoh, ai një dorë hante molto dhe një dorë po i fuste dorën vajzës se më vjen edhe kshu, nuk flas dot. Thirra policinë, bëra kallëzim”¬ tregon babai.
39¬vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.
E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39¬vjeçarit.
Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes së marrëdhienve seksuale me dhunë me fqinjën e tij 14 vjeçare.