Në seancën e sotme parlamentare, kreu I LIBRA-s Ben Blushi ka folur ashpër mbi rastin e lirimit të Lulzim Berishës. Ish të dënuarit të përjetshëm por që u lirua nga Gjykata dhe që u punësua nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit.
“Si ka mundësi që u lirua një njeri që ka vrarë pesë veta? Sepse një kryetar bashkie i dha atij një vlerësim pozitiv dhe doli sekseri mes gjykatësit dhe vrasësit. Si ka mundësi që një shumicë si rilindja e ka përsëritur këtë për të nxjerrë të dënuar nga burgu, dhe jo njerëz gjynah që janë dënuar për 5 mijë lekë. Dhe nuk është vetëm rasti i Durrësit po është rast i përsëritur. Ka ndodh edhe në Kavajë. Kë të marrësh në punë? Një vrasës apo një të sëmurë?! Kushdo që e bën këtë e ka diskretituar reformën në drejtësi dhe, prandaj sot nuk hymë në BE.”, është shprehur Blushi.