Javë më parë, kamerat e fshehta të emisionit investigativ “STOP” arriti të futej dhe të blinte në Rezervat e Shtetit një motor, i cili ishte sekuestruar më parë. Të nesërmen e emisionit motorri u risekuestrua dhe nisi hetimi nga prokuroria.
Por në mënyrë të paprecedentë prokurorja e çështjes, Ida Ahmetlli ka vendosur nën akuzë për “korrupsion aktiv” gazetarin investigativ të “STOP”-it.
Rasti në fjalë është transmetuar më datë 4 Tetor 2016, ku bëhet e mundur blerja e motorit. Pas transmetimit të këtyre pamjeve filmike nisën hetimet dhe prokurorja Ida Ahmetlli për të marrë informacion të mëtejshëm ka marrë në telefon gazetarin.
Ndërkohë vetë moderatori Saimir Kodra ka komunikuar me prokuroren, duke i kërkuar që të kontaktojë me Tv Klan, pasi gazetari nuk mund të dekonspirohet në këtë formë, sepse të tjera risqe hyjnë në lojë.
Por prokurorja Ida Ahmetlli ka marrë një vendim, “Për marrjen e personit si të pandehur dhe njoftimin e akuzës”, duke e hetuar gazetarin e emisionit “STOP” në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Sipas drejtuesve të emisionit, “kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund e po kështu zullumeve të sojit të prokurores Ahmetlli, që numërojnë para e pasurohen mbi hallet ekzistenciale të njerëzve të pashpresë”.
Kjo është maja e Ajzbergut të kesaj prokuroreje. Në Portalin Shuplaka kanë mbërritur shumë denoncime për të, ku e akuzojnë për sorollatje nëpër zyrat e Prokurorisë së Tiranës për vite me rradhë duke përdorur ligjin dhe për të shtyrë hetimet me pretendimin se gjoja “ka hetime të reja”.
Gjithashtu ka edhe çështje që hetohen duke u kaluar afatet e hetimit, mbi 5 vjet.
Video e emisionit në fjalë: