I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përballur me pyetjet e analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati sa i përket zhvillimeve brenda partisë që ai drejton, demokracisë së brendshme dhe veprimtarisë së saj politike pas 2013-ës.
Në debat e sipër, Bushati i kujtoi Bashës zgjedhjet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku sipas tij “me tre kandidatë, një anëtar një votë, një model nëse e sheh nga jashtë”. Por përgjigja e kreut të opozitës ishte e prerë.
“Merre modelin e LSI-së dhe haje për drekë”, i tha Basha analistit Bushati duke vijuar më pas diskutimin për çështjen në fjalë. /SHUPLAKA/