Në kuadër të aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike, është finalizuar operacioni “Apple”.
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 77 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”, e cila u gjet gjatë kontrolleve të policisë në disa ambiente.
Mësohet se 70 bimë kanabis, u gjetën në proces tharje në tre ambiente. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve për “kultivim dhe tregtim narkotikësh”.
“Si rezultat i këtij operacioni më datë 15.12.2016,u zbuluan 3 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u arrit që të sekuestrohen në total 77 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila ishte e vendosur nëpër thasë dhe bidona plastikë si dhe 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis-sattiva në proçes tharje, të cilat u asgjesuan në vend me anë të djegies.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.