10:03 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i Kushtetueses Dedja: Ndaj nesh presion, ende se kemi në dorë Opinionin e Venecias

12:32 | 16/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Kreu i Kushtetueses Dedja: Ndaj nesh presion, ende se kemi në dorë Opinionin e Venecias

Kryetari i Gjykatës Kushtetuse Bashkim Dedja ka folur për Opinionin e Venecias dhe ligjin e shumë diskutuar të Vettingut. Sipas tij Opinioni i Venecias nuk ka mbërritur ende në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që kjo e fundit të bëjë rishqyrtimet e rastit.

Në një intervistë për ‘’Ora News’’ ai u shpreh se sot pritet të vijë Opinioni i Venecias në rrugë elektronike. Sipas tij të gjithë mendojnë se shkaktare e vonesave është Kushtetusja, por realisht kjo nuk është e vërtetë dhe vonesat janë shkaktuar për disa procedura të vetë Komisionit.

Ai e ka cilësuar ligjin si shumë të rëndësishëm, duke qenë i vetëdijshmë për reformimin që do ti bëhet drejtësisë.

‘’Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e  kësaj çështje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për reformën në drejtësi, është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për tu zbatuar në praktikë por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja e ka shqyrtuar në kohë rekord.Kërkesa është regjistruar me datën 5 tetor në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji ka vendosur me 14 tetor duke e kaluar çështjen për gjyq, ndërkohë që është marrë vendimi për ti dërguar Komisionit të Venecias me datë 25 tetor nga mbledhja e gjyqtarëve për ti kërkuar mendim dhe seanca gjyqsësore është bërë pa kaluar një muaj nga depozitimi i kërkesës’’, është shprehur ndër të tjera Dedja.

Ai ka thënë se mbi Kushtetuesen po tentohet gjithnjë të hidhet baltë. Madje ka thënë se janë kryer edhe presione.

‘’I bëj thirrje politikës, pushtetit, mediave, kushdoqoftë që të heqin dorë nga presione që i bëjnë Gjykatës Kushtetuese, sepse si gjithë të tjerët dhe gjyqtarët e Kushtetueses janë shtetas të këtij vendi, njëlloj si gjithë qytetarët e tyre, janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre, do vendosim për më të mirën e asaj që kërkohet.Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet Kushtetutës dhe do ta mbrojë atë sipas rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi dhe Konventave Ndërkombëtare. Nuk ka presion të drejtëpërdrejtë por fakti se çdo ditë në media, shtyp, parlament, apo portale, thuhet se Gjykata qëllimisht po zvarrit reformën, është bllokuese e integrimit në BE, gjyqtarët janë të kësaj apo asaj natyre përfshi dhe deri tek jo kriminelë etj, ka një ligj që do ti sqarojë këto gjëra bashkë me strukturat mbështetëse.Secili do të përgjigjet për gjithçka ka bërë dhe gjithçka është, duke filluar nga gjyqtarët kushtetues deri tek gjyqtari dhe prokurori më i thjeshtë.Ai që ia ka bërë vendin, ai që do të ketë përgjegjësi, do ti nënshtrohet përgjegjësisë.Ai që ia ka bërë vendin të përgjigjet, të shkojë në ferr.Ai që është i ndershëm, që ka punuar me profesionalizëm dhe iu ka përshtuar detyrës së tij patjetër që duhet të vlerësohet’’, ka vazhduar ai.

 

 

 

Etiketa: Bashkim Dedjakushtetuese
Pas

Festë dhe për Romana Vlahutinin, ambasadorja e BE-së mbledh gazetarët (FOTOT)

Para

Banka Botërore: Në Shqipëri nuk ka shëndetësi falas, shqiptarët pagesat nga xhepi më të lartat në Europë

Para
Banka Botërore: Në Shqipëri nuk ka shëndetësi falas, shqiptarët pagesat nga xhepi më të lartat në Europë

Banka Botërore: Në Shqipëri nuk ka shëndetësi falas, shqiptarët pagesat nga xhepi më të lartat në Europë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet

Dy të arrestuar për mashtrime me pasuri të paluajtshme, 48-vjeçari u vu në pranga pasi shiti dy herë një apartament

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan me 49 persona në bord, mes tyre edhe disa fëmijë

Menaxhimi amerikan i Korridorit të Zangezurit alarmon Iranin: Do të bëhemi të varur nga Azerbajxhani

Nga mosfiskalizimi i parkimit publik te ulja e taksave për disa biznese/ Zbardhet skema, si abuzuan zyrtarët e bashkisë së Fierit

Shpërthimi me tritol në kryeqytet/ “Në shënjestër” garazhi i Elvis Kosovës, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

Aksioni policor në Fier!/ Arrestime dhe pezullime nga detyra për zyrtarë të bashkisë, dyshohen për abuzime me vlerë 40 milionë lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.