Legjenda e futbollit brazilian, Gerson de Oliveira Nunes ka bërë një deklaratë bombë sa i përket yllit të Barcelonës, Neymar. Ai ka thënë për brazilianen “Globoesporte” se: “Me ne do të kishte qëndruar në stol”.
Neymar është një nga pretendentët e viteve të ardhshëm për fitimin e “Topit të Artë” dhe aftësitë e tij nuk diskutohen. Ajo që e bën Gerson të mendojë kështu është cilësia e futbollit që luhet sot, që sipas tij nuk krahasohet me atë të viteve të mëparshëm.
Garson ka luajtur përkrah yjeve të futbollit brazilian Pele, Rivele, Tosato, Jairzinho etj, me të cilët fitoi edhe Kupën e Botës “Meksikë 1970” ndaj dhe deklarata e tij nuk mund të anashkalohet aq lehtë.