02:59 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta pret zyrtarin e lartë amerikan, Bersin: Implementoni Reformën në Drejtësi

19:22 | 16/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta pret zyrtarin e lartë amerikan, Bersin: Implementoni Reformën në Drejtësi

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin, të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit në Shqipëri, dhe veçanërisht për mbështetjen në drejtim të forcimit të sigurisë.

Në këtë kuadër u vlerësua bashkëpunimi dypalësh për forcimin e sigurisë kufitare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të elementëve terroristë, sidomos në kuadër të lëvizjeve të paprecedenta migratore të viteve të fundit.

“Vetëm një sistem transparent dhe modern mund të na ndihmojë të sigurojmë kufijtë tanë më mirë. Ndaj bashkëpunimi i ngushtë me SHBA në këtë drejtim na ndihmon jo vetëm në forcimin e parametrave të sigurisë brenda vendit, por na rrit kredibilitetin edhe ndaj partnerëve tanë euro-atlantikë, si një kontribut për forcimin e sigurisë rajonale”, u shpreh Meta.

Në këtë drejtim ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit pa vonesa të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për “Forcimin e Bashkëpunimit në Parandalimin e Terrorizmit dhe për Luftën ndaj Emigracioninit të Paligjshëm si dhe Krimeve të Rënda” i cili do të ndihmojë në shkëmbimin e informacionit biometrik në kohë reale.

Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan Bersin theksoi se “SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah jush, ndaj do të maksimizojmë përpjekjet tona me qëllim që edhe Shqipëria të jetë pjesë e sitemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të informacionit në pikat kufitare”.

“Shqipëria është një shembull i tolerancës ndër-fetare dhe ky model duhet ruajtur”, shtoi Bersin.

 

Në përfundim Ndihmës Sekretari Bersin e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit  për miratimin konsensual të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi dhe nënvizoi se implementimi i kësaj reforme kyçe do t’a nidhmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi kontributin e SHBA dhe Misionit OPDAT për mbështetjen e tyre ndaj reformës në drejtësi dhe shprehu besimin në suksesin e këtij bashkëpunimi edhe gjatë zbatimit të kësaj reforme historike për vendin.

Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit znj. Arta Dade dhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri z. Donald Lu.

 

Etiketa: amerikanbersinmetatakim
Pas

Zbulohet gënjeshtra e infermieres që irritoi pacientët tek Spitali Traumës

Para

Tahiri mesazh Klement Balilit: Fshihu skutave dhe ferrave, por arrestimit s’i shpëton dot

Para
Tahiri mesazh Klement Balilit: Fshihu skutave dhe ferrave, por arrestimit s’i shpëton dot

Tahiri mesazh Klement Balilit: Fshihu skutave dhe ferrave, por arrestimit s'i shpëton dot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.