Me anë të një editoriali në portalin “Opinion.al”, gazetari i njohur Blendi Fevziu komenton deklaratën e gazetarit Artan Hoxha, i cili tha dje në studion e emisionit të tij se, Klement Balili ka udhëtuar kohë më parë drejt Dubait në një avion me një ministër të qeverisë aktuale.
Sipas Fevziut, çështja “Balili” mund të jetë përtej policisë dhe Prokurorisë, pra në nivel qeveritar dhe politik.
“Ajo që është më befasuese në këtë rast, pra në rastin Balili, është fakti se në pingpongun mes institucioneve, faji mbetet jetim dhe përgjegjësi nuk mban askush. Siç tha edhe dje një jurist i njohur, ky rast ka vetëm dy mundësi: ose Ambasadori Lu di diçka më shumë se sa ajo që dimë ne dhe deklarata e tij vlen për të kuptuar shkallën e inkriminimit në vend; ose Ambasadori Lu nuk njeh ligjet shqiptare dhe ngarkon kot me përgjegjësi Prokurorinë dhe policinë. Njëra nga këto të dyja duhet të jetë. Publiku le të gjykojë vetë, por institucionet kanë detyrimin të sqarojnë deri në fund atë që po ndodh dhe jo të krijojnë një tjetër mjegull që e shoqëruar me akuzat politike boshe, vetëm sa e fsheh të vërtetën”, shkruan Fevziu.
Më pas Fevziu ngre tre pyetje të rëndësishme sa i përket kësaj çështjeje.
Cili është pra Ministri që ka udhëtuar nga Tirana në Dubai me Balilin? Cili ka qene shkaku i udhëtimit? Dhe cfarë i lidhte këta dy persona?