Pas nismës së Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Transporteve për të hequr nga qarkullimi automjetet e prodhuara para vitit 2005, gazetarja e kronikës Etleva Delia e cila ndjek kronikën e zezë ,nëpërmjet Facebook ka disa këshilla për drejtuesit e automjeteve.
Këshilla të goditura këto nga gazetarja, të cilat mund të na shërbejnë për të reflektuar pak këtë fundvit, para se të nisim me energji 2017-ën.
“Sugjerim për drejtuesit e automjeteve: Shitini makinat… Jane disa arsye pse duhet të lëvizni në këmbë.
- Shumica i kanë vit prodhimi para 2005-ës, që kanë në plan t’i heqin nga qarkullimi
- Disa i kanë me impiante gazi, që kot sa i kanë se çmimi po shkon njësoj sa benzina
- Shumë prej jush e kanë bezdi të vënë rripin e sigurimit e do ju shkojnë gjobat sa ç’ju bën gjithë makina
- Siguracioni është rritur
- Mbani trupin në formë, edhe ngroheni duke ecur ndërkohë meqenëse është bërë shumë ftohtë
- Të ruani mendjen e kokës, sa jeni në kohë, sepse ky trafiku (që mesa morëm vesh parashikohet të jetë i tillë deri pas festave dhe s’ka asnjë shans që të rregullohet) po na luan mendsh…
“ Në debat e sipër me komentuesit dhe një ish-drejtues policie i japin të drejtë për sugjerimet, ku ankohen për trafikun dhe se policia nuk i lë rehat për rripin, Delia shton: “ Po me rripin, me celularin, me pijen… çtë të them mo. Pastaj a do me pi robi ndonjë gotë për festa apo jo. Kshu që më mirë këmbësor, sesa të gdhihesh në komisariat me 1 janar”
Por me sugjerimin nuk është dakort gazetarja Anisa Braho e cila komenton: “Po pse moj shoqe ne kemi qejf të shpenzojmë ca para më shumë për makinat po të mos i kishim të nevojshme për të çuar fëmijët në shkollë, e punën që e kemi nga cepi në cep të Tiranës.
Do përdornim makinat po të mos e kishim kohën të kufizuar? U pa puna sipas lali Erit dhe policisë për në Tiranë do i biem nga Durrësi, Elbasani, Rrogozhina dhe Kamza”.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”144″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]