Ndotja e lumenjve në Shqipëri vjen nga disa faktorë qoftë ata mjedisorë, pakujdesia e njerëzve, shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore. Një nga lumenjtë me ndotjen më të madhe në vend është padyshim dhe Lumi i Gjanicës në Fier, ku përveç ndotjes prej mbetjeve të njerëzve, nafta është ajo që ka mbuluar ujin.
Prej kohësh kompanitë që nxjerrin dhe përpunojnë naftën në Ballsh, shkarkojnë ujin e tyre të nmdotur të patrajtuar në lumë.
Disa herë është pezulluar aktiviteti i këtyre firmave nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, por situate vazhdon të paraqitet e njëjtë.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur në fshatin Gjorgoz të Fierit, ku duket mjaft qartë sesi uji i lumit ka ndryshuar ngjyrë. Është e zeza ngjyra që mbizotëron aty, duke shpërfytyruar habitatin natyror të lumit.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”147″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]