Sipas mediave serbe, shtetaset Teodora C. 23 vjeç, Ivana K. 28 dhe Jelena R. 24 janë arrestuar nga policia në një restorant të Beogradit pasi kanë shantazhuar një biznesmen duke i kërkuar para për një kohë të gjatë.
Bukuroshet e kanë shantazhuar burrin me një video seksi të cilin ai ka pasur me njërën prej tyre, Teodorën.
Biznesmeni i frikësuar se familja e tij do të kuptojë për aventurën të cilën e ka pasur me Teodorën, ai deri më tani i’u ka paguar plot 30.000 euro.
Vajza ka kërcënuar biznesmenin se xhirimet e marrëdhënies seksuale do t’i hidhte në internet duke i bërë kështu publike.
Biznesmeni u detyrua të pranonte të gjithë atë që i kanë kërkuar Teodora dhe shoqet e saj, dhe në disa raste iu pagoi atyre shuma të mëdha parash. Mirëpo, ato, të vetëdijshme për vlerën e videos, u bën edhe më grykëse dhe gjithmonë kërkonin më tepër.
Vajzat u arrestuan në bashkëpunim me Prokurorinë e lartë publike gjatë dorëzim pranimit të 5.000 eurove në restorant.
Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd i caktoi paraburgim prej 30 ditësh shtetaseve Teodora C dhe Ivana K kurse shtetases Jelena R. nuk iu caktua paraburgimi, por ndaj saj zhvillohet ende hetimi.