Festivali i Këngës Magjike këtë vit nuk ka kaluar pa debate dhe trazira.
Ajo që ka bërë më shumë jehonë ka qenë fitorja e Rozana Radit., sidomos deklarata e këngëtarit Devis Xherahu, i cili u shpreh se Rozana nuk e meritonte çmimin dhe nuk është këngëtare.
Rozana ka reaguar dhe rrëfyer për ‘Bluetooth’ se i ka përjetuar komentet që kanë dalë për të menjëherë pas fitores madje edhe kjo deklaratë e kolegut të saj, Xherahu.
Rozana është shprehur se kolegët dhe publiku e pëlqyen këngën sa doli madje e shpërndan edhe në rrjetet e tyre sociale.
‘’Nuk kam pasur as nuk dua të kem debat me Devisin. Se di përse! Dhe nëse do ta dish, as që më intereson fare”, ka thënë Rozana. Ajo ka folur edhe rreth projekti më të ri televiziv që ka të bëjë me një emision investigativ. “Është një eksperiencë e re për mua. Është një emision që mendoj që do japi një kontribut të madh për përmirësimin e shoqërisë tonë në përgjithësi. Është një emision, ndër të tjera, që ka dhe satirën brenda, për këtë mendoj se mund ta bëj mirë. Duhet të presim më tepër tema sociale, meqë përbëhet nga një staf me vetëm femra? Ne sapo kemi startuar. Nuk do tregoj shumë për “Boom”-in, vetëm po ju them që do t’ju plasi bomba në dorë shumë shpejt”, ka thënë ajo.