Në një deklaratë për mediat deputetja e partisë Demokratike Albana Vokshi, ka folur lidhur me koncesionet e laboratorëve.
Sipas Vokshit koncesioni është tejet koruptiv.
Beqaj ka pohuar se janë rreth një million euro investime por ky është një mashtrim tjetër sipas Vokshit.
Në një vit qeveria shpenzon më pak se 1 milion euro në vit.
Koncesioni ka rezik se do prodhojë çmime shumë të larta, do krijoj problem për shëndetin e pacientëve, ndërkohë privati do gjejë mundësinë për të fituar më shumë.
Rama po favorizon shëndësinë në favor të intereave të tij- vijon deputetja Vokshi.
Ajo ka theksuar se koncesioni është një procedurë koruptive e cila pritet të ketë pasoja humane. Sipas Vokshit koncesioni do hedh në rrugë 850 mjekë të kualifikuar.
Në përfundim deputetja i ka bërë thirrje Ramës të tërhiqet nga ky koncesion koruptiv dhe paralajmëron se Partia demokratike nuk do ta njoh atë.