Ditën e nesërme nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahen homazhet në nder të aktorit dhe skenaristit të shqiptar Lazër Filipi e më pas do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.
Teatri Kombëtar ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi të publikuar në facebook.
‘’Teatri Kombëtar njofton me keqardhje ndarjen nga jeta të aktorit të madh Lazër Filipi.
Homazhet do të mbahen nesër në Teatrin Kombëtar dt.18.12.2016 ora 10:00 dhe në orën 12:00 do të bëhët përcjellja për në banesën e fundit. Lazër Filipi ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në themelimin dhe konsolidimin e Teatrit profesionist shqiptar. Ai është pjesë e plejadës së aktorëve që kanë vënë themelet e teatrit profesionist duke lënë si trashgimi kulturore vlera dhe kontribute të cmuara për brezat që do të vinë.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen tyre.’’-thuhet në postim.