Në fillimet e vitit të ri 2017-të pritet të nisë edhe një prej emisioneve më të pëlqyer dhe të ndjekur, ‘Big Brother Albania’.
Mësohet se edicioni i këtij viti do të vijë me një risi.
Banorët do të mund të krijojnë lidhje të reja dhe histori dashurie.
“Jeni fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh? Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë? Këtë vit Big Brother hap dyert e shtëpisë edhe për ju”, – shkruhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu në njoftim shkruhet se audicionet fillojnë më 6 janar në Tiranë e përfundojnë më 5 shkurt në Shkup, e më pas edhe Shkodër e Vlorë.