Ditën e hënë në orën 10:00, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të diskutuar dhe për të vendosur se cila do të jetë data në të cilën do të shpallet vendimi për ligjin e Vettingut. Sipas burimeve të ‘’Top chanel’’ pas mbërritjes së opinionit të Venecias, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë mbledhje për t’u shprehur se kur do të jenë gati për të dhënë një vendim përfundimtar për Vettingun.
Ditëne djeshme në një deklaratë për mediat kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja njoftonte se Opinioni akoma nuk kishte mbërritur. Por siç duket kjo është zgjidhur mbrëmjen e djeshme dhe shumë shpejt gjykata pritet ta marrë nën rishqyrtim ligjin.
Aktualisht ligji i Vettingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri sa të ketë një vendim përfundimtar, ndërkohë që në opinionin e Komisionit të Venecias, dispozitat e këtij ligji nuk shfaqin probleme dhe nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.