Rruga Nacionale Peshkopi – Tiranë, në afërsi të bashkisë Klos, është pushtuar totalisht nga akulli duke e bërë të vështirë kalimin për automjetet.
Mësohet se shkak është bërë kanali i Klosit, uji i të cilit bie krejtësisht në asfalt.
Firma e mirëmbajtjes së rrugës shprehet se nuk mban përgjegjësi, pasi sipas saj kontrata ka përfunduar prej katër muajsh.
Mësohet se edhe akse të tjera kanë të njëjtin problem, si ai nga Qafa e Buallit deri në Milot, i cili është segmenti më i rrezikshëm për t’u kaluar me automjete.
Banorët i bëjnë thirrje shtetit të marrë masa për hedhjen e kripës dhe të skorjes, përpara të ndodhë ndonjë tragjedi.