Banorët në Papua Guinean e Re janë alarmuar për shkak të lëkundjeve sizmike të cilat mund të shkaktojnë edhe një cunam.
Tërmeti me magnitudë 7.9 ka ndodhur rreth orës 20.51 (sipas orës lokale) dhe është shoqëruar nga dy lëvizje të tjera sizmike njëra pas tjetrës, në lindje të ishullit Taron.
Sipas institutit gjeofizik amerikan, epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar në një thellësi prej 103 kilometrash.
Zona e prekur nga lëkundjet sizmike bën pjesë në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit”.
Ekspertët e metereologjisë frikësohen se pas këtyre lëkundjeve sizmike, zona mund të preket edhe nga një cunam.