Shtetet e Bashkuara kanë ofruar plot 25 milionë dollarë, për atë jep informacione që mund të ndihmojnë në kapjen e liderit të organizatës terroriste ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.
Kjo deklaratë u lëshua të premten nga Departamenti i shtetit amerikan, i cili edhe në vitin 2011 kishte ofruar një shpërblim për kapjen e tij.
“Kërcënimi që al-Baghdadi paraqet është rritur dukshëm që kur Departamenti i Shtetit fillimisht ofroi 10 milionë dollarë shpërblim për atë që jepte informacione për kapjen apo dënimin e tij në vitin 1011.”, shkroi Departamenit për Programin e Drejtësisë në faqen e tij zyrtare.
Në urdhrat e al-Baghdadi-t, ISIS ka pushtuar shumë sipërfaqe të territorit në Irak dhe Siri dhe zyrtarët amerikanë e quajnë atë si armikun numër një në luftën ndaj grupit militant.
Attachments area
Discussion about this post