Gazetari dhe analisti i njohur, Andi Bejtja feston sot ditëlindjen. Urimet kanë qenë të shumta nga personazhe të njohur dhe të panjohur për publikun, por mes të gjithëve spikat urimi i koleges Sonila Meço.
Meço, e cila ka punuar me Bejtjen në Klan dhe Agon Channel, ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të uruar kolegun e saj.
“U bëfsh 110 o zemra! Që tu shtohet ymri atyre që të duan dhe t’u çahet gurmazi atyre që nuk dinë të të duan. Ja të rruaç edhe për të mirën tonë”, i shkruan Meço-Bejtjes.
Andi Bejtja sot feston 47-vjetorin e lindjes.