Armando Sadiku ka shprehur keqardhje që ndeshja ndaj Italisë do të zhvillohet në stadiumin e Palermos në kuadër të fazës eliminatore në grupe për botërorin “Rusi 2018″.. Sulmuesi i kuqezinjëve në një intervistë për “Top Channel” nuk u shpreh i lumtur që përballja me “Axurrët” do të luhet në Palermo, pasi tifozët shqiptarë do ta kenë të vështirë vajtjen atje.
Megjiëthatë, futbollisti elbasanas siguroi që tifozët kuqezi do të jenë të gatshëm ta mbështesin Kombëtaren e tyre në çdo stadium ku ajo do të luajë.
“Më ka ardhur shumë keq që luhet në Palermo. Besoj se do të jenë të pranishëm edhe në Palermo, akoma edhe më të shumtë. Ne jemi një popull që kemi mendësi sa do më e madhe të jetë vështirësia, aq më shumë luftojmë për ta kapur. Kështu që besoj që edhe atje do jenë të shumtë shqiptarët”- tha 25-vjeçari.
Mungesa ndaj Spanjës dhe Izraelit
Mungesa e Sadikut në dy ndeshje të rëndësishme që kuqezinjtë luajtën në Shkodër dhe Elbasan ndaj Spanjës dhe Izraelit ndikoi dhe tek humbja që ata pësuan. Pasi Armando është një lojtar tepër i vlefshëm për repartin offensiv dhe i shërben skuadrës maksimalisht. Sulmuesi i Zyrihut mbeti jashtë dy takimeve për shkak të dëmtimit që pësoi duke e lënë dy muaj pa shkelur fushën e blertë.
Ndër të tjera ai ka thënë se mund Shqipëria mund të arrijë vendin e dytë.
“Mund të jetë një moment që ekipi mund të jetë i lodhur nga përgatitja me skuadrat e tyre, pro nuk mendoj se asnjë prej futbollistëve futet në fushë me uniformën e kombëtares dhe nuk jep 100%. Këtë ta harrojë çdo kush që e mendon. Atmosfera është shumë e mirë. Unë besoj se mund ta arrijmë vendin e dytë”- përfundoi Sadiku. (M.E. /Shuplaka)