Vajza e aktores së njohur, Ema Andrea, Sara Kapo, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mungesën e energjisë elektrike. Përmes njp postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se ka “gjithë ditën pa energji”.
Por pas kritikave të Sara Kapos, ka ndërhyrë menjëherë OSHEE, që ia ka prerë energjinë.
Gazeta Tema, në lajmin me titull “Kritikon Ramën për dritat, por vetë ka 3 muaj që nuk i paguan”, shkruan se, OSHEE ja ka prerë lidhjen me energjinë sepse rezulton me borxhe ndaj kompanisë për fatura të papaguara prej muajit shtator, me vlerë 15 mije lekë!
Duke parë të dhënat që servir gazeta e sipërcituar me të drejtë ngremë disa pyetje, që duhet të marrin përgjigje nga OSHEE:
Po nëse Sara Kapo ka qenë debitore pranë OSHEE-së pse duhej të kritikonte kryeministrin pikërisht për këtë temë?
Kur shtetasja Sara Kapo ka tre muaj që është debitore pranë kompanisë, pse OSHEE zgjodhi të ndërhynte pikërisht pasi ajo kritikoi qeverinë dhe kryeministrin për mungesë të energjisë?
A janë zbatuar procedurat ligjore për njoftimin e abonentit për ndërprerë të energjisë?
Për të gjitha këto pikëpyetje SHUPLAKA do të interesohet ditën e nesërme… (A.R/SHUPLAKA)
Po kjo eshte fjala e lire. Po fole ta presin. Po heshte mos paguaj dritat
Turp dhe per kete vajzen qe nuk ka pagur dritat,turp dhe per OSHE qe gjen kete rast ti pres dritat. Per vete keta te dritat vetem vidh dhe kerko 30 % per cdo pune. Te pangopur
Nuk e kuptoj,OSHE a duhet te lajmeroj para se ti pres ,te pakten 15 dite para. Nuk po flas per te mbrojtur kete