Një rast tjetër dhune në familje. Këtë rradhë ka ndodhur në Laç.
Një 28 vjeçar nga Laçi i martuar me 22 vjeçaren nga Kukësi, ka vendosur që të mbajë mbiemrin e saj por vetëm disa muaj më vonë ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
22 vjeçarja i është drejtuar policisë e më pas gjykatës për të denoncuar rastin e dhunës nga bashkëshorti.
Ajo ka rrëfyer se fillimisht ka pritur se mos gjendja përmirësohej por kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjithçka është vështirësuar madje e reja rrëfen edhe momentin kur 28 vjeçari ka dhunuar vajzën e tyre të mitur 2 vjeçare.
Pas kësaj gruaja është larguar nga banesa dhe ka shkuar drejt prindërve të saj në Kamëz duke kërkuar edhe urdhër mbrojtje për veten edhe fëmijën.
Mësohet se 28 vjeçari pasi ka mësuar rreth këtij urdhri mbrojtje është larguar nga Shqipëria drejt Italisë.
Ndërkohë familjarët e dhunuesit kanë shkuar në banesën e 22 vjeçares dhe i kanë kërkuar të kthehej në shtëpi: ‘’ti je e jona dhe s’ke si të ndahesh nga djali’.
Në fund të muajit nëntor gjykata për 28 vjeçarin ka vendosur t’i qëndrojë 500 metra larg bashkëshortes dhe vajzës. (MD/SHUPLAKA)