Një grup deputetësh të Kuvendit i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për të bërë një interpelancë me kryeministrin Rama.
Ata e kanë quajtur urgjente këtë kërkesë, pasi sipas tyre askush nuk e di pse akoma nuk ka një datë të saktë për çeljen e negociatave.
Në listën e deputetëve që e kanë firmosur kërkesën janë edhe Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Astrit Patozi, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Ata kërkojnë që kryeministri të japë sa më parë llogari për procesin.
“Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk vendosi asnjë datë për hapjen e këtyre negociatave, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë. Ne jemi të shqetësuar se çështja e integrimit po shtyhet në afate të panjohura, duke krijuar mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë. Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ne kërkojmë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij e të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesën e shtatë deputetëve”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e deputetëve. (E.K/SHUPLAKA)