01:59 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Hafizi-Ramës: Asnjë kryeministër s’do kishte guxuar të bënte teatër politik në kurriz të njerëzve

14:40 | 19/12/2016
në Flash, Politikë, Te Gjitha
0
Hafizi-Ramës: Asnjë kryeministër s’do kishte guxuar të bënte teatër politik në kurriz të njerëzve

E ashpër në kritika ditën e sotme ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi ndaj kryeministrit Edi Rama.

”Asnjë kryeministër s’do kishte guxuar të bënte teatër politik në kurriz të njerëzve”, e kritikon deputetja e ”Libra”-s, Ramën.

”Dje kryeministri dha lajmin se me vullnetin e tij mëshirëplotë, do të falë kamatvonesat e faturave të energjisë për kategorinë e njerëzve shumë të varfër. Për kategorinë e një grupi shqiptarësh që jetojnë shumë më poshtë se minimumi jetik.

Por gjithsesi, me një vullnet të paepur mizor, kryeministri do të vazhdojë t’ua marrë një për një të gjitha detyrimet e prapambetura të energjisë. Ato detyrime, që këta qytetarë të Republikës sonë nuk kanë mundur t’i paguajnë për një arsye të thjeshtë. Sepse të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë as për bukën e gojës. Njerëzit me ndihmë ekonomike prej vitesh shtërngohen me dhunë të paguajnë detyrimet e sotme e të djeshme të energjisë, bashkë me kamatvonesat, ndërsa marrin në dorë, çdo ditë, vetëm 400 lekë të vjetra. Për t’u ushqyer, për t’u strehuar, për t’u veshur, dhe në fund edhe për të paguar energjinë elektrike bashkë me detyrimet disavjeçare. A mund t’ia dalin dot!?”, shkruan me indinjatë Hafizi.

”Ne kërkojmë që shteti të llogarisë e të njohë minimumin jetik në Shqipëri! Ashtu siç ndodh në të gjitha vendet europiane, edhe në ato të rajonit tonë. Që kjo qeveri të mos e shohë varfërinë si cen, por si pasojë të pashmangshme e një rendi të egër social, ku i forti mund të dobëtin dhe shteti i bëhet krah të fortit. Në një shtet që njeh minimumin jetik, asnjë kryeministër, as ai i mbrëmshmi në facebook, nuk do të kishte patur guximin t’ua marrë qytetarëve të vet lekët e detyrimeve dhe të kamatvonesës nga buka e gojës e ndihmës ekonomike. Nga ajo bukë goje që shqiptarët duan t’ia japin në solidaritet bashkëqytetarëve të tyre të flakur në mjerim.

Në një shtet që e njeh minimumin jetik si një e drejtë e jetës dhe e dinjitetit njerëzor, asnjë kryeministër, as ai i mbrëmshmi në facebook, nuk do të kishte guxuar të bënte teatër politik në kurriz të njerëzve që përjetojnë ferrin e jetës.”, përfundon deputetja.

Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi, tashmë dy ish-deputetët e dorëhequr nga PS-ja, kanë krijuar partinë ”Libra”, ku i japin një rëndësi shumë të madhe politikave për të varfërit. (V.G/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Ben Blushiedi ramakryeministermimoza hafizite varfer
Pas

Sulmoi Edi Ramën, flet Sara Kapo: Më mirë të kërkoj falje, nxorra vrer kot

Para

Rreth 12.000 të evakuuar nga Aleppo, mes tyre dhe 47 fëmijë jetimë

Para
Rreth 12.000 të evakuuar nga Aleppo, mes tyre dhe 47 fëmijë jetimë

Rreth 12.000 të evakuuar nga Aleppo, mes tyre dhe 47 fëmijë jetimë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.