02:05 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagime të forta në rrjetet sociale, ja e vërteta e Koncertit të 2 Janarit (FOTO)

16:49 | 19/12/2016
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
Reagime të forta në rrjetet sociale, ja e vërteta e Koncertit të 2 Janarit (FOTO)

Po përflitet shumë Koncerti i 2 Janarit që mbahet në Tiranë. Teksa qeveria dhe kryeministri Edi Rama reklamojnë ardhjen e Filarmonisë së Vjenës, një ndër më të famshmet në botë.

Sipas qeverisë, Shqipëria do të presë për herë të parë Koncertin e Vjenës. Një ditë pas koncertit të madh që mbahet çdo fillimviti në kryeqytetin austriak, në 2 janar 2017, Koncerti i Vjenës do të mbërrijë në Tiranë.

“Një ëndërr bëhet realitet. Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dollin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vienës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruante Rama në Facebook teksa njoftonte lajmin e koncertit.

Por ky lajm ka nxitur reagimin e artsitëve, politikanëve, gazetarëve dhe aktivistëve, sipas të cilëve, qeveria po gënjen pasi më 2 janar në[ Shqipëri nuk vjen Filarmonia e Vjenës, por një ansambël i zakonshëm, ku bën pjesë edhe artisti shqiptar Shkëlzen Doli.

Madje, sipas tyre, qeveria ka akorduar 135 milionë lekë të vjetra për këtë koncert, ndërkohë që me këtë shumë mund të financoheshin institucionet artistike-kulturore në vend.

Tenori i njohur Agim Hushi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sqaron se më 2 Janar, në Tiranë, nuk vjen Filarmonia e Vjenës, por një ansambë prej 5 vetash, me origjinë nga Ballkani, ku bë pjesë edhe violinisti i famshëm shqiptar Shkëlzen Doli.

“Nuk po vjen Filarmonia e Vjenës një ditë pas koncertit tradicionnal të famshëm në Vienë, më 1 janar, por një ansambël me 5 vetë nga Viena, me instrumentistë me origjinë nga Ballkani, pjesë të cilit është edhe Shkëlzeni”, shkruan Hushi në Facebook.

hushi

 

Aktivistja e shoqërisë civile, Rezearta Çaushaj, ka kontaktuar me Filarmoninë e Vjenës, e cila i ka dërguar një përgjigje zyrtare lidhur me Koncertin e 2 Janarit.

“Nëse jeni mashtruar nga videoja dhe implikimi i ardhjes së Filarmonisë në Tiranë, kjo është përgjigja e Zyrës së Shtypit të Filarmonisë së Vjenës.

PS: Për të gjithë ata që do të thonë se nuk është bërë me qëllim, po vë në dukje vetëm faktin se në videon e trasmetuar jepet pikërisht në sfond Koncerti Simfonik i Vjenës. Për më tepër, është fakt i njohur se Koncerti i Vjenës i referohet pikërisht shfaqjeve të Filarmonisë së Vjenës”, shkruan Çaushaj.

cau

 

Lidhur me të njëjtën çështje ka reaguar edhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila akuzon kryeministrin dhe qeverinë për vjedhje përmes biletave për koncertin e 2 Janarit.

Sipas saj, “kemi paguar 135 milionë lekë nga taksat tona që Doli të vijë në Tiranë për koncert, ndërkohë që çmimi i biletave varion nga 3 mijë lekë në 7 mijë lekë të rinj”.

Cfare dime nga MASHTRIMI/VJEDHJA me fondet e kultures se RAMES per koncertin e Dollit?

inaa

Ka reguar edhe kreu i Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi, sipas të cilit, me paratë që po shpenzohen për koncertin e 2 Janarit (që nuk është Filarmonia e Vjenës) do të mbulohej buxheti vjeçar dhe disa-vjeçar për disa prej institucioneve kryesore kulturore-artistike në vend.

“135 milionë lekë (të vjetra) për një koncert jep Ministria e Kulturës, për të dëfryer me taksat e shqiptarëve “parinë” e vendit. Vetëm te sundimtarët afrikanë gjen paralele të tilla…!
Po i kujtoj publikut por dhe vetë artistëve që kjo shumë e cila nuk ndalet me kaq, është sa:

1 vit buxhet artistik për gjithë Teatrin e Operes
Mbi një vit buxhet artistik për Tetrin Kombëtar
Mbi 4 vite buxhet artistik për Orkestrën e RTSH
Mbi 4 vite buxhet për Galerinë e Arteve”, sahkruan Skënderi.

 

arben-skenderi

Ndërkohë, gazetarja Eglantina Nikollaj, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Si mund të jenë njerëzit kaq naivë sa të mendonin se koncerti i Vjenës do mbahet në Tiranë. Cili duhet besuar, kryeministri apo Agim Hushi? U shtypën në radhë njerëzia për bileta”.

Reagimi i Julian Dedës:

juli

Sipas raportimeve të fundit, interesi i jashtëzakonshëm për koncertin në fjalë ka bërë që shitja e biletave  të përfundojë në kohë rekord, pavarësisht se çmimet varionin nga 3000, 5000, 6000 dhe 7000 lekë, në bazë të vendit në sallë. (A.R/SHUPLAKA)

 

 

 

 
Etiketa: 2 janarkoncertishkelzen dolitiranevjena
Pas

Sherr me thika në Sarandë, plagoset 26 vjeçari

Para

Berisha: Vrasje, grabitje dhe drogë, siguria e vendit në duart e krimit

Para
Berisha: Piktori psiqik tentoi të kapte drejtësinë. Pengon intergimin me zarfe

Berisha: Vrasje, grabitje dhe drogë, siguria e vendit në duart e krimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.