Presidenti Barak Obama në deklaratat e tij të fundit është shprehur hapur se për zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan në SHBA ka pasur një sulm kibernetik nga Rusia. Sipas tij ky sulm i cili ndërhyri në procesin zgjedhor ka ardhur nga maja e piramidës ruse të pushtetit.
Por mediat botërore raportojnë se në javët e ardhshme Obama do të vazhdojë me deklarata të fuqishme kundër Rusisë. Sipas Daily Star Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një sulm të madh hakmarrje ndaj Rusisë para se Donald Trump të marri vendin e tij në Zyrën Ovale. Presidenti Barack Obama tashmë ka premtuar se do të marrë hak mbi Rusinë dhe Putin, duke deklaruar se ai do të nisë sulme ndaj këtij shteti.
DailyStar i referohet një intervistë të fundit që Obama ka dhënë për “NPR” ku presidenti tha “se kur një qeveri e huaj ndërhyn në integritetin e zgjedhjeve tona, ne do të marrim veprime në kohën dhe vendin që zgjedhim vetë”.
Obama pritet të largohet nga zyra në 20 janar të vitit të ri, çka ka ngjallur dyshimet se këto veprime do të merren brenda kësaj date. Obama tha se greva hakmarrëse ndaj vendit do të ndodhë në “një kohë dhe vend të zgjedhjes sonë”, shkruan Daily Star. (J.V/Shuplaka)